Ministrja e Arsimit Besa Shahini me anë të një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale shprehet se edhe për pak ditë, Ministria e Arsimit merr vendimin për të mbyllur ose jo vitin shkollor.
Shahini shprehet se në fund të prillit do të merret një vendim i tillë, pas ndërprerjes së mësimit në shkolla, për shkak të Covid-19.
“Ju falënderoj që keni qëndruar në shtëpi gjatë gjithë kësaj kohe dhe keni ndihmuar në parandalimin e përhapjes së koronavirusit në Shqipëri. Ju falenderoj për pyetjet që ka keni cuar këta ditë.
Pyetja kryesore është nëse ka një vendim final tashmë është se nëse kemi vendim final për mbylljen e vitit shkollor. Nuk kemi ende një vendim final për të mbyllur vitin shkollor, do e kemi në fund të prillit, pra është punë ditësh. Thjesht po shohim situatën me koronavirusin, si po zhvillohet ajo, e po presim një vendim nga Task Forca, që të na thotë nëse mund të kthehemi nëpër shkolla apo jo. Sidoqoftë ne kemi të gjitha skenaret gati, si në rastet që kthehemi në shkolla, si në rastin që nuk kthehemi në shkolla e do zbatojmë njërin nga këta skenarë”, tha ndër të tjera Shahini.