Bëhuni gati për një verë të dytë. Vala e të nxehtit afrikan prek vendin tonë

Aktualitet

Vjeshta erdhi e lagësht dhe u parashikua se do të ishte e freskët, por nga situata e ditëve të fundit nuk duket e tillë. Reshjet e shiut të ditës së djeshme, e i ngrohti i ditës së sotme,12 shtator , nuk duhet t’ju bëjnë të besoni, se temperaturat do të vijnë në ulje. Përkundrazi , për Mesdheun vijnë sinjalet e para për masat ajrore të nxehta nga Afrika.
Këto do të pasohen me temperatura të larta, që do të prekin kryesisht Francën dhe Italinë. Në këtë rreth nuk përjashtohet as Shqipëria, e cila ka relativisht temperatura të larta për sezonin.