Në fund të tetorit, bashkëthemeluesi i Alibaba-s qëndroi përkrah zyrtarëve të lartë dhe mbajti një fjalim të prerë duke kritikuar rregullatorët kombëtarë. Në muajt në vijim, rregullatorët morën në pyetje Ma-n dhe drejtues të tjerë dhe ndaluan atë që do të kishte qenë oferta më e madhe në botë e aksioneve të kompanisë së tij, Ant Group.
Dalja e tij e fundit publike duket të ketë qenë në një ngjarje të transmetuar drejtpërdrejt në 31 tetor, një ceremoni hapëse e ngjarjes vjetore kineze të blerjeve “Double 11”. Në nëntor, ai thuhet se nuk u shfaq në rolin e tij si gjyqtar për episodin e fundit të lojës së sipërmarrësve, “Africa’s Business Heroes”.
Ma u zëvendësua me një tjetër ekzekutiv të Alibaba-s dhe fotografia e tij u hoq nga faqja e internetit. Ai gjithashtu nuk u paraqit në takimin e dhomës së tregtisë së Shangait Zhejiang të këtij viti, ku ka mbajtur një fjalim çdo vit që nga viti 2016.
Nuk ka ende konkluzione të sakta, pasi informacioni nuk është i plotë, por BBC citoi një punonjës të Alibaba-s, që thoshte se “Ma shpesh merr pushime, para vitit të ri kinez, në shkurt”.
Sidoqoftë, goditjet e ndryshme mbi perandorinë e Ma-së janë interpretuar të gjitha si “përpjekje e qeverisë së Kinës për të frenuar një biznesmen që po tejkalon kufirin, pasi është bërë i njohur ndërkombëtarisht dhe nuk ka frikë të kritikojë publikisht qeverinë e partisë Komuniste Kineze”.