Anëtarët e Filharmonisë së Vjenës do të luajnë për të prekurit nga tërmeti

Aktualitet

Ambasada Shqiptare në Vjenë do të organizojë në datë 30 dhjetor një koncert bamirësie për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Anëtarë të Filharmonisë së Vjenës do të luajnë Valse & Polka nga dinastia Strauss, dhe çmimi i biletës do të jetë 30-50 euro për person.