Si masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, do të mbyllen disa ambiente të cilat grumbullojnë një numër të caktuar njerëzish. Përmes një vendimi, do të mbyllen ambientet publike dhe jo publike si në vijim.
1. Do të mbyllen lokale, pube, biladro, palestra, qendra të tjera argëtimi dhe çdo ambient ku mblidhen shumë persona.
2. Nuk do të lejohet organizimi i aktiviteteve sportive, kulturore, konferenca/seminare, teatro, kinema etj.
3. Nuk do të lejohet grumbullimi dhe frekuentimi/shikimi i ndeshjeve të futbollit nëpër stadiume, sipas vendimit të FSHF-së.
4. Do të ndalohen grumbullime të tilla si tubime/manifestime, parakalime, koncerte, dëgjesa publike.