Ambasadori shqiptar në Kinë, Selim Belortaja u ka bërë thirrje gjithë bashkëkombasve të mos udhëtojnë drejt Kinës dhe të evitojnë çdo kontakt me të për shkak të rrezikut të koronavirusit. Përmes një postimi në Facebook, Belortaja, i cili është shfaqur me maskën mbrojtëse në fytyrë, ka këshilluar të gjithë shqiptarët të informohen mirë para se t’i hyjnë një situate me rrezik.
“Të dashur miq e bashkëkombas kudo ku jeni. Siç e dini Kina po kalon një situatë dramatike. Koronavirusi jo vetëm po merr jetë njerëzish por për shkak të potencialit të një rreziku në përmasa që mund të imagjinohen, po shtrëngon autoritetet të zbatojnë masa super të rrepta për frenimin e epidemisë, si mbyllje e transportit, superkontroll i lëvizjes se njerëzve, anulim i festimeve e grumbullimeve, si dhe disa shërbimeve publike në disa qytete, tashmë edhe përtej provincës Hubei dhe kryeqendrës Wuhan ku virusi shpërtheu dhe beteja është përqëndruar. Nr faktik i vdekjeve nuk e shfaq mirë potencialin e rrezikut që është pranuar edhe nga OBSh dhe qe potencialisht mund të agravojë ne ditët ne vijim.
Autoritetet dhe mjekësia këtu po punojnë heroikisht. Këshilloj fort që, derisa situata te merret plotësisht nen kontroll, udhëtimet dhe kontaktet fizike me Kinën ti shtyni për më vonë! Ju lutem informohuni sa më mirë e binduni vetë para se ti hyni një situatë me shume rrezik nga virusi por edhe të papritur për shkak te kontrolleve te pazakonshme”, ishte njoftimi i ambasadorit.
Deri tani kanë humbur jetën 41 persona dhe janë raportuar rreth 1300 të prekur. bën thirrje: Shtyni udhëtimet dhe kontaktet me Kinën