Kompozitori Agim Krajka tregoi një kujtim shumë të veçantë nga dasma e tij. I ftuar në një emision, së bashku me artistë të tjerë, për të ndarë kujtimet e tyre me këngëtaren e ndjerë Nexhmije Pagarusha, ai tha se fustanin e nusërisë që veshi bashkëshortja e tij, ia bëri dhuratë Nexhmija.
“Ishte një dhuratë që ma bëri Nexhmije Pagarusha për martesën time. Dhe ishte një dhuratë përjetësore që nuk harrohet, gjithë jetës nuk harrohet. Dhe kjo është një gjë që vetëm një Nexhmije Pagarusha mund ta bënte. Pagarusha ishte Pagarusha”, u shpreh artisti duke shtuar se e ndjen me dhimbje humbjen e saj.