Të njëjtin shqetësim patën edhe disa amerikanë, zyrtarë të Center for Disease Control. Nuk ka prova që vërtetojnë se koronavirusi mund të përhapet përmes mallrave të importuar.
“Në përgjithësi, ngaqë koronaviruset nuk mbijetojnë dot gjatë në sipërfaqe të pajeta, shanset që të përhapet nga produktet e ardhura nga Kina janë shumë të pakëta,” tha Dr. Nancy Messonnier e CDC.
Mbi këtë virus specifik dihet shumë pak sepse është i ri. Që një pako të vijë nga Kina në Shqipëri, duhet të paktën një javë, kështu që virusi s’do të mbijetonte sa për të infektuar marrësin e pakos.