Në të gjithë botën nga kjo pandemi ka 350, 646 persona të infektuar dhe 15,317 viktima. Nëse ende po shqetësoheni neë ky virus transmetohet apo jo nëpërmjet ushqimit, nuk është e vërtetuar 100% por Autoriteti Evropian për Sigurine e ushqimit ësht përgjigjur kështu:
Njoftimi i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit:
Nuk ka asnjë provë që koronavirusi i ri mund të transmetohet nga ushqimi. Autoriteti Evropian për Sigurinë e Ushqimit (EFSA) përsërit këtë përmes fjalëve të drejtoreshës së saj shkencore Marta Hugas, i cili shprehet se “përvojat me shpërthime të mëparshme të epidemive që i atribuohen koronaviruseve, siç janë ato të SARS dhe MERS, tregojnë se transmetimi përmes konsumit të ushqimit nuk vërtetohet. Aktualisht nuk ka asnjë provë që Coronavirusi është i ndryshëm nga viruset e tjerë për sa i përket transmetimit përmes konsumit të ushqimit”.