A do të mbyllemi sërish në karantinë? Ministrja Manastirliu “Po përgatitemi për skenarin më të…”

Aktualitet

Rritja e frikshme e rasteve të reja gjatë ditëve të fundit, lexoni 82 të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit, ka ngritur shqetësimin tek shumë qytetarë për atë që mund të ndodhë në të ardhmen. E ftuar mbrëmë ne nje emision, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, theksoi  se nuk do të ketë rimbyllje apo kthim pas, por është e rëndësishme që qytetarët të tregohen të përgjegjshëm.

“Ne do të shohim në mënyrë dinamike si do të shkojë evoluimi i epidemisë. Nuk është në dëshirën tonë rimbyllja apo kthimi pas. Jemi duke u përgatitur që sistemi shëndetësor të mos ketë probleme në trajtimin e rasteve. Nga ana tjetër është përgjegjësi e qytetarëve për të respektuar rregullat e vendosura”, tha Manastirliu.

Manastirliu deklaroi se janë marrë masat për disa skenarë dhe sistemi shëndetësor është i gatshëm të përballojë situatën edhe nëse shtrohen 80 pacientë në Spitalin Infektiv, në dispozicion të pacientëve që trajtohen me COVID-19 janë 550 shtretër.

“Aktualisht 97% e akiviteteve janë të hapura, ka më shumë kontakt. Edhe në sistemin shëndetësor ndodh e njëjta gjë. Ne e rihapën sistemin shëndetësor dhe kontatet janë më të mëdha. Në spitale vijnë persona me shumë patologji, edhe raste të prekura. Detyra jonë është që përmes protokollove të izolojmë këto raste. Nuk është fenomen që ka ndodhur vetëm në Shqipëri, ka ndodhur në Itali, në Spanjë, Gjermani. Janë fenomene të pashmangshme”, -përfundoi ajo.