Kjo është historia e 99-vjeçarit i cili ka kaluar shumë situata të vështira si ajo e Luftës së Dytë Botërore. Tani ai ka mundur virusin që ka marrë jetën e mijërave njerëzve.
Armelino Piveta ish-luftëtar në luftën e dytë botërore është kthyer në frymëzim për të gjithë. Ai u trajtua për ditë me radhë nga COVID-19 në Spitalin e Forcave të Armatosura në Brazil dhe në prehër mbante uniformën e luftës.
“Ai fitoi një betejë tjetër”, tha mjeku që u kujdes për Piveta.