Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 320 testime dhe janë konfirmuar 53 raste pozitive me COVID-19, kryesisht raste të reja por edhe kontakte të rasteve të mëparshme.
“Në 24 orët e fundit një 70 vjeçare nga Durrësi ka ndërruar jetë në spitalin infektiv, megjithë mjekimin intensiv dhe përkujdesin e mjekëve. 70-vjeçarja e prekur nga Covid19, vuante nga një formë e rëndë e leukozës. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerës.
Vijon të ketë shtrime të reja te qytetarëve që kanë nevojë për trajtim spitalor, duke përfshirë dhe moshat e reja 30-40 vjeç. Aktualisht në shërbimin infektiv po marrin shërbim 63 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 2 janë te intubuar.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 320 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 53 raste positive, kryesisht raste të reja si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive.
Lajmi i mirë është se 24 orët e fundit janë shëruar 12 qytetarë, duke e çuar në 1126 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 26 të prekur në Tiranë, 6 në Shkodër, 5 në Krujë, 4 në Vlorë, nga 3 raste në Fier dhe Pogradec, nga 2 raste në Kukës dhe Lezhë, nga 1 rast në Durrës dhe Përmet.
Në vendin tonë janë aktualisht 722 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës”, bën me dije Ministria e Shëndetësisë.
COVID-19 – Statistika (20 Qershor 2020)
Testime totale 23126
Raste pozitive 1891
Raste të shëruara 1126
Raste Aktive 722
Humbje jete 43 (Qarku Tiranë 23, Durrës 9, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 5, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 336
Durrës 143
Shkodër 116
Vlorë 49
Fier 31
Lezhë 14
Korçë 13
Elbasan 10
Kukës 7
Gjirokastër 2
Berat 1