5 mënyra efektive si të qetësoni fëmijët pasi kanë përjetuar tmerrin e lëkundjeve dhe tërmeteve

Aktualitet

Brenda 24 orësh, vendi ynë është përfshirë nga më shumë se 37 lëkundje, e ajo e orës 3:54 e mëngjesit të sotëm ishte më e forta. Gjendja paraqitet tejet dramatike, ku numri i viktimave është mbi 20 e numri i të zhdukurve, njerëzve nën rrënoja e në gjendje të rënduar në spital është me qindra. Të mëdhenj e të vegjël u tmerruan nga ky tërmet, por nëse një adult mundet në një mënyrë apo në një tjetër ta qetësojë veten, një fëmijë ka nevojë që së pari të ketë prindërit në gjendje t’u ofrojë ndihmë vogëlushëve. Më poshtë do tregojnë 5 këshilla si t’i qetësoni fëmijët pasi kanë përjetuar tmerrin e tërmetit.

Mundohuni t’i ruani rutinën e tyre. Bëjini gjërat normalisht, edhe pse mund të jeni diku tjetër, ose po i bëni në një tjetër mënyrë.

Mos i lejoni të kenë akses ndaj medias audiovizive apo asaj elektronike .Pamjet katastrofike i shkaktojnë ankth!

Përpiquni maksimalisht të ruani qetësinë. Mos flisni rreth shqetësimeve të mëtejshme që mund të keni, në prani të tyre.

Qëndrojini pranë fëmijës dhe jepni të gjithë ndihmën që mund të kërkojë, por mos e teproni me kujdesin sepse mund të shkaktojë gjendje paniku tek ata.

Lëreni të flasë për atë që përjetoi, por përpiquni ta shpërqëndroni e t’ia hiqni nga mendja atë ç’ka ndodhi.