Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike shifrat e fundit përsa i përket situatës së koronavirusit në vendin tonë.
Në 24 orë janë kryer 1954 testime, nga të cilat 489 kanë rezultuar pozitivë, ndërsa dje ishin 421.
Pavarësisht përpjekjes së mjekëve, nga Covid-19 kanë ndërruar jetën 6 qytetarë, duke e çuar në 549 numrin e përgjithshëm të viktimave, që nga fillimi i pandemisë.
COVID-19 – Statistika (7 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 489
Të shëruar ne 24 orë 165
Të shtruar në spitale 350
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 1954
Testime totale 135,245
Raste pozitive 23,210
Raste të shëruara 11,861
Raste Aktive 10,800