Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson është ‘dorëzuar’ më në fund në masat ndaj pandemisë që ka ngritur në këmbë një botë të tërë për shkak të përhapjes masive dhe mungesës së një arsyetimi të pranueshëm për shfaqjen e tij.
Ai vendosi të gjithë vendin në izolim këtë të hënë si masë parandaluese për përhapjen e COVID-19 ndërkohë që pas këtij urdhëri policia do të patrullojë në rrugë dhe do të gjobisë të gjithë ata persona e drejtues mjetesh që thyejnë këto masa.
Në një deklaratë të jashtëzakonshme televizive të hënën në mbrëmje, Johnson deklaroi masa të cilat marrin një formë dramatike të vendit ndaj pandemisë në rritje të koronavirusit.
Dyqanet, palestrat dhe institucionet fetare do të mbyllen, dhe ngjarjet shoqërore, përfshirë dasmat, por jo funeralet, do të shtyhen.
“Njerëzit do të lejohen të largohen nga shtëpia e tyre për qëllimet e mëposhtme shumë të kufizuara,” tha ai, duke renditur katër arsye për të cilat qytetarët mund të dalin.
1.Blerja e produkteve themelore
2. Ushtrime fizike
3.Shërbime mjekësore
4.Të shkuarit në punë nëse është absolutisht thelbësore.
Masa te tilla janë detyruar të ndërmerren për shkak të numritnë rritje të rasteve me koronavirus si dhe numrit të viktimave që zyrtarisht deri në orët e pasdites së sotme është folur për 335 persona ndërsa54 vdiqën vetëm përgjatë 24 orëve të fundit.