“Në shërbimin infektiv aktualisht janë 27 të shtruar. 6 pacientë janë në terapi intensive. Në totalin e të shtruarve në spitalin infektiv, ndodhen edhe 3 raste të importuara COVID19, ushtarë shqiptarë të KFOR të ardhur nga Kosova. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar. 2 pacientë janë në terapi intensive në gjendje më të rënduar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 33 pacientë”, tha Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik.
Nga 16 të infketuar të rinj 9 janë në Tiranë, 5 në Krujë 1 në Shkodër dhe 1 në Berat. Gjithashtu janë shëruar 24 persona në 24 orët e fundit. Gjithsej janë testuar 270 persona.