21 raste të reja me Covid-19, 13 vetëm në Shkodër

Aktualitet Botë/Rajon

21 raste të reja me Covid-19 janë identifikuar në 24 orët e fundit, ku 13 prej tyre janë zbuluar vetëm në Shkodër. Mes rasteve të reja, janë identifikuar edhe dy fëmijë, por pa simptoma. Në komunikimin e përditshëm nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, drejtoresha e ISHP, Albana Fico deklaroi se lehtësimi i lëvizjes dhe zgjatja e fashave orare duhet shoqëruar me përgjegjësëi nga ana e qytetarëve.

Lexoni deklaratën e plotë:

Dje janë testuar 193 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 21 raste të reja me COVID-19, nga të cilët 1 personel shëndetësor dhe dy fëmijë asimptomatikë.

Të shtruar janë 52 pacientë.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 43 të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 2 prej tyre janë të intubuar.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 5 prej tyre janë të intubuar.

15 pacientë janë shëruar, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 232.

Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 23 qytetarë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 221 raste
– Durrës 42 raste
– Lushnje 6 raste
– Elbasan 15 raste
– Fier 32 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 17 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 70 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 13 raste
– Krujë 6 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste
– Mirditë 3 raste