Është rritur me 14 numri i të prekurve ditorë me Koronavirus në Shqipëri. Numri total të të prekurve është 750.
Harta e të infektuarve me COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Krujë dhe në Shkodër.
Gjatë 24 orëve të fundit, 9 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 431.
Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se ka shkuar në 30 numri i viktimave.
“Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një 52-vjeçar nga Kruja me iniciale S. B i cili ka qëndruar për 8 ditë në reanimacion i intubuar në spitalin infektiv. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimët familjarëve. Shkon në 30 numri i qytetarëve që e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor”.
Në shërbimin Infektiv aktualisht janë 27 të shtruar. 3 pacientë janë në terapi intensive.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 5 pacientë të shtruar. 2 pacientë janë në terapi intensive në gjendje më të rënduar.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 32 pacientë.
Të prekur dhe Të shëruar:
Tiranë 309 -188
Shkodër 107- 64
Krujë 97 -9
Durrës 42- 38
Fier 37 -29
Kurbin 31
Korçë 19- 18
Elbasan 18 -15
Kukës 18 -10
Lezhë 14 -14
Has 14 -12
Kavajë 9- 8
Lushnje 7- 4
Vlorë 5 -4
Pukë 5 -4
Mirditë 5- 3
Rrogozhinë 4 -4
Tropojë 4 -4
Berat 3 -2
Mallakastër 1- 1
Mat 1