Mjeku infeksionist Tritan Kalo ka listuar 10 këshilla për të shmangur prekjen nga Koronavirusi, i cili tashmë ka mbërritur në Shqipëri. Ai thotë se kryesore janë higjiena personale, shmangia e grumbullimeve nëse nuk është e domosdoshme, kujdesi për personat mbi 65 vjeç.
1- Higjienën personale (larja e duarve shpesh dhe jo me pak se 20-30 sekonda) dhe atë kolektive.
2- Mos grumbullimi jo i domosdoshëm në mjediset publike e në të tjera mjedise.
3- Përkujdesi për “higjienën e të teshtiturës dhe të kolliturës”.
4- Ruajtja e njomësisë së fytit me pirje të herë-pas-herëshme të sasive të vogla uji.
5- Ushqim i variueshëm, kuptohet edhe sipas edhe mundësive financiare, i pasur me vitamina C, D, A.
6- Të pasurit në vëmëndje e mos frekuentimit të shkollave, e qendrave të punës në rast shënjash klinike gripngjasuese (teshtitje, kollë, dhimbje koke, temperaturë).
7- Vetizolim 14 ditor për personat që vinë nga vënde të prekura dhe me raste të transmetimit komunitar të sëmundjes, harta e të cilave është zgjeruar që nga Kina e deri në Itali.
8- Kontaktimi me Shërbimin e Urgjencës Kombëtare me numurin 127, nëse ai/ajo ka shenja të tilla si temperatura, tështitje e kollë, vështirësi në frymëmarje, dhe mos ardhja direkte në spital.
9- Kujdesi ndaj individëve mbi 65 vjeç dhe ndaj mjekimit të rregullt të sëmundjeve kronike që shumë prej tyre kanë: sëmundje kronike të zemrës, të veshkave, të mëlçisë, të mushkërive (sidimos të sëmurët me SPOK), të kyçeve, etj, si grupi më i rrezikuar për të bërë ndërlikime në rast infektimi nga Covid-19/Sars-Cov-2.
10- Vetëkontrolli e mos panikimi për një situatë detyrimisht kalimtare të kërcënimit epidemiologjik të popullatës…Nuk ka asnjë fshehje të realitit dhe gjithkush do të vihet në dijeni, që më rastin më të parë të izolimit të këtij shkaktari në Shqipëri….